“21 Janari”, SPAK thellon hetimet/ Në 6 muaj, hetim për tre vepra, mes tyre dhe vrasje në rrethana cilësuese

schedule10:28 - 21 Janar, 2025

schedule 10:28 - 21 Janar, 2025

Prokuroria e posaçme është duke vijuar hetimet për ngjarjet e 21 janarit ku mbetën të vrarë në bulevardin dëshmorët e kombit 4 protestues. Spak është duke kryer veprime të shumta hetimore në lidhje me 3 vepra penale për të cilin është rregjistruar edhe hetimi, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që perngojnë zbulimin e së vërtetës.

Prej të paktën 6 muaj SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimor përfshi edhe marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni siç janë edhe ish-drejtuesi i policisë së shtetit në kohën kur ndodhën vrasjet Hysni Burgaj apo ish-zëvëndësi i tij Agron Kuliçaj. Po kështu kaseta me audio-rregjistrimin  e dorëzuar nga familjarët në spak ku dëgjohen urdhërat e e drejtuesve të gardës për të qëlluar mbi turmën e protestuesve, po i nënshtrohet një ekspertizë pranë laboratorit të spak për të provuar origjinalitetin e saj.

Gjithashtu janë thirrur në prokurori edhe anëtarë dhe deputetët apo ish-deputetë të partisë socialiste që kanë marrë pjesë në organizimin e protestës së zhvilluar 14 vite më parë. Ishte gjykata e lartë që urdhëroi spak të kryente hetimet për vrasjet e 21 janarit, pasi familjarët e viktimave bëjnë përgjegjës për vrasjen e të afërmve të tyre ish-kryemionistrin Sali Berisha, ish-ministrin e brëndshëm Lulzim Basha si dhe drejtues të lartë të Gardës së Republikës. Ndërsa kreu i spak në një takim me gazetarët deklaroi se pritet të ketë zhvillime mbi këtë dosje dhe në vijim do të japin deklarime në prokurori edhe personat e kallëzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!