Superliga e Kosovës/ “Ngec” Ballkani, djemtë e Ilir Dajës ndajnë pikët me Feronikelin

schedule17:36 - 16 Shkurt, 2024

schedule 17:36 - 16 Shkurt, 2024

Janë zhvilluar mesditën e kësaj të premteje, tre ndeshjet e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës, në të cilat u shënuan dy barazime, me “Dardanët” e Ballkanit kampion në fuqi nuk ia doli të merrte pikë të plotë përballë Feronikelit ’74, edhe pse përballë kishte një kundërshtar në letër më të të dobët e që synim primar ka qëndrimin në elitë.

Takimiu mbyll në barazimin 2 me 2, me golin e parë të ndeshjes, që erdhi në minutën e 16’-të nga këmbët e Granit Musës, por në të 30’-tën, Walid Hamidi barazoi shifrat në 1-1 pa u mbushur gjysmë ore lojë. Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim me këtë rezultat, Alban Shillova shënoi për epërsinë 1-2 të miqve.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, por nuk arriten ta tundnin më shumë se një herë rrjetën e Fronikelit. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50’-të me anë të Vesel Limaj, duke “vulosur” kështu brazimin, për djemtë e teknikut, Ilir Daja.

Pa fitues u mbyll edhe takimin mes Gjilanit dhe Prishtinës. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. E zhbllokoi rezultatin Jarovic, por kur ndeshja po i afrohej fundit barazoi Limani. Sfida e tretë, ajo mes Lirisë dhe Dritës u mbyll me fitore minimale të “Intelektualëve” falë golit të Krasniqit në minutën e 52’-të. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!