Vijon të flitet për Super League dhe UEFA. Beteja ligjore mes palëve është larg të qenit e përfunduar dhe në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës, Gjykata e Madridit e cila i kishte vendosur Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për tërheqjen e dënimeve të parashikuara për Barcelonën, Juventusin dhe Real Madrid, pranuan ankesën duke riaktivizuar kështu gjithçka.
Procesi i hetimit të UEFA-s do të jetë në gjendje të rifillojë dhe mund të çojë në sanksione të rënda.
Kryegjyqtari i ri i seksionit 17 të Gjykatës së Madridit, në shqyrtimin e ankesës së bërë nga UEFA, lëshoi një urdhër prej 18 faqesh , në të cilin në fakt anuloi vendimin për revokimin e sanksioneve ndaj tre klubeve që “ishin në dijeni të mundshme për pasojat, të cilat nuk kanë penguar miratimin e angazhimeve financiare, të cilat nuk mund të supozohen të frustruara nga asnjë sanksion”.
Ajo që ndodh tani është se Juventus, Barcelona dhe Real Madrid, kanë njoftuar tashmë një apel të mëtejshëm, por ndërkohë procedura e hapur nga UEFA do të rihapë procesin që mund të çojë në sanksione të reja ndaj tre klubeve: 100 milionë euro gjoba dhe përjashtim nga kupat për 1-2 vjet./ h.ll/abcnews.al