Superiorja në vendin e 43-të, kampionati shqiptar bie ndjeshëm në renditjen e UEFA

schedule16:16 - 30 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 30 Korrik, 2024

Kohët e arta sot janë larg.

Në sezonin 2017-2018, Skënderbeu i Korçës arriti për herë të dytë në fazën e grupeve të UEFA Europa League dhe kampionati shqiptar njohu kulmin e tij në Europë, teksa asokohe Superiorja u rendit në vendin e 34-t mes 55 shteteve të kontinentit, ndërsa të fortë ishin edhe Partizani e Kukësi.

Kanë kaluar jo shumë vite,  por Superiorja jonë është në “rënie të lirë” në renditjen e përpiluar nga UEFA, dhe që përcakton numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kupat e Evropës.

Sot, kampionati i Shqipërisë është i 43-ti në kontinent, i lënë pas edhe nga vende që as nuk e mendonim se mund të na kalonin, si Malta apo Ishujt Faroe dhe kjo për shkak të rënies së sukseseve të ekipeve shqiptare në konkurrimet europiane.

Vitet e fundit, vetëm Laçi ka arritur një herë të kalojë dy raunde në kompeticionet e UEFA-s, Vllaznia ka kaluar një herë një tur, e po kështu suksese minimale ka arritur Partizani.

Ndryshe nga ne, Superliga e Kosovës ka njohur rritje.

Sot, kampionati “dardan” është në vendin e 32-të, një sukses vërter i madh për një shtet që ka dalë shumë vonë në arenën ndërkombëtare sportive dhe ku veçohet Ballkani që është kualifikuar dy herë radhazi në fazën e grupeve të Conference League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!