“Superiorja më lart”, Mezani: Laçi hapi kampionatin, kanë president ekspert

schedule00:34 - 12 Shkurt, 2021

schedule 00:34 - 12 Shkurt, 2021

Gentian Mezani, i ftuar në emisionin “Pressing” foli për ish-skuadrën e tij, Laçin, të cilën e konsideroi ende kandidate për titullin. Mezani foli edhe për Flamurtarin, ish ekipin e tij dhe të ardhmen si trajner.

“Me këtë fitore Laçi ka hapur kampionatin. 9 pikë nuk janë shumë. Laçi futet gjithmonë për të luajtur në Europë, por duke pasur skuadër shumë të mirë, me ambicien që ka do synojë deri në fund. Presidentin e ka ekspert, ashtu si trajnerin dhe mendoj se do të jetë aty deri në fund. Çdo ndeshje do duhet të vlerësohet akoma më shumë.

Thashë se presidenti i Laçit (Pashk Laska) është ekspert sepse e njeh shumë mirë Superioren dhe nuk besoj se do ia lejojnë vetes neglizhencën me skuadrat e vogla. Aspekti tjetër që nuk e prekëm janë dëmtimet, që do bëjnë punën e vet. Ka pasur shumë ndeshje dhe tani nisin problemet më të mëdha.

Shpresoj të ketë sa më pak dëmtime, por duke parë kalendarin, mungesën e fazës përgatitore në janar do krijojnë probleme. Laçi me Vllazninë tregoi shpirtin dhe ambicien e vet në këtë kampionat. Nëse Laçi nuk e vlerëson Bylisin, i bie vlera e fitores në Shkodër.

Nuk e di arsyen pse Flamurtari është në këtë gjendje. Nuk i kam parë, por e vetmja gjë e mirë që po shohim te ata është aktivizimi i talenteve të rinj. Nuk mendoj se sot Flamurtari ka objektiv ngjitjen. Them se dëshiron të qëndrojë në Kategorinë e Parë dhe nuk rrezikon për këtë.

Nuk ka investuar dhe është skuadër e re. Jemi mësuar të jenë konkurrent për titull. E ardhmja? Kurrë nuk thuhet kurrë. Pres oferta dhe do e analizoj atë që do vijë. Nuk është moment i mirë për të marrë skuadër sepse duhet të marrësh përgjegjësitë.

Kampionati shqiptar është shumë herë më lart, por Kosova është rirtur shumë nëkohët e fundit duke marrë lojtarë me cilësi. Problemi te ata janë stadiumet, që nuk janë si në Shqipëri. Kampionati shqiptar prej kohësh është padyshim më lart se i Kosovës”, tha Mezani ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!