Superiorja e femrave, ja cilat janë sfidat e javës së gjashtë

schedule11:56 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:56 - 17 Nëntor, 2023

Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë do të jetë mes Skënderbeut dhe Tiranës që do të zhvillohet të shtunën në orën 12:00. Korçaret do të kërkojnë të marrin pikët e para, pasi deri më tani nuk kanë grumbulluar asnjë pikë, megjithatë ndaj vajzave bardheblu nuk do të jetë e lehtë, pasi numërojnë pesë fitore në po aq ndeshje dhe synojnë të vijojnë me ecurinë pozitive.

Të dielën do të zhvillohen katër sfidat e tjera të javës. Apolonia pret në shtëpi ekipin e Lushnjes, një ndeshje e lehtë në letër për fieraket. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00. Nga ana tjetër në orën 12:00 do të luhet sfida mes vajzave të Gramshit dhe të Kinostudios. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në Gramsh dhe kryeqytetaset do të synojnë rezultatin pozitiv për të mos humbur terren me kreun.

Në orën 13:30 në stadiumin “Arena e Demave”, vajzat e kuqe do të presin Teutën, në një sfidë interesante ku të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin. Takimi i fundit i javës së gjashtë do të luhet mes vajzave të Vllaznisë dhe Laçit në orën 14:00. Në “Reshit Rusi” kampionet në fuqi të vendit do të synojnë të vijojnë ecurinë pozitive, aty ku kryesojnë me plotë meritë, me 15 pikë po aq sa Tirana, por qëndrojnë në krye falë golavarazhit më të mirë.

Ndeshjet e javës së gjashtë:

Skënderbeu – Tirana, e shtunë, ora 12:00

Apolonia – Lushnja, e diel, ora 11:00

Gramshi– Kinostudio, e diel, ora 12:30

Partizani – Teuta , e diel, ora 13:30

Vllaznia – Laçi, e diel, ora 14:00 /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!