Kukësi ka mundësinë të marrë kreun e klasifikimit sot dhe për këtë do bëjë maksimumin të mposhtë Vllazninë, ndërkohë që duhet të presë që Bylisi të ndalet në Laç. Këto janë dy ndeshjet e sotme në Superiore, që përmbyllin javën e shtatë. Dy takime që luhen në orare të ndryshme dhe që janë për t’u ndjekur.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor 2019
Ora 14:00 | Laçi-Bylis
Ora 17:00 | Kukësi-Vllaznia
Sfidë kreu luhet edhe në Kategorinë e Parë. Në Billisht Devolli i Stavri Nicës do të ketë kundërshtar Lushnjën, që në tri javët e para ka marrë pikët e plota dhe synon sërish. Gjithsesi për verdhejeshilët nuk do të jetë e lehtë, pasi vendasit do bëjnë gjithçka të gëzojnë tifozët e tyre dhe t’i bëjnë të ëndërrojnë. Një fitore u jep kreun.
KATEGORIA E PARË – JAVA 4
GRUPI B
E diel, më 6 tetor, ora 13:00
Devolli-Lushnja
/abcnews.al

