Superiores i ikën edhe një yll, klubi kroat e prenoton që tani

schedule22:20 - 13 Maj, 2020

schedule 22:20 - 13 Maj, 2020

Sherif Kallaku do të jetë lojtari i radhës që do të lërë Kategorinë Superiore. Mesfushori i Teutës, i cili ka shkëlqyer këtë sezon, duke u konfirmuar një lider i skuadrës durrsake, gjatë gjithë kohës ka qenë nën vëzhgim.

ABC News mëson se mesfushori sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin kroat, ku klube të ndryshme e kanë ndjekur me vëmendje. Disa herë, Lokomotiva Zagreb ka dërguar Besnik Prengën dhe drejtorin sportiv për ta parë nga afër atë.

Ende nuk dihet skuadra ku do të luajë, por te Teuta duhet të mendojnë që të gjejnë një tjetër fantazist për sezonin e ardhshëm. Për mesfushorin ky ishte sezoni i dytë me durrsakët, pasi më parë është aktivizuar me Laçin.

Sa i takon shifrës që Teuta përfiton, mbetet të zbulohet. Më herët pretendimet e klubit durrsak kanë qenë për 300 mijë euro. Kallaku më parë është vëzhguar edhe nga klube ruse e turke, por kroatët kanë qenë më konkretë dhe tani mesfushori po mendon për të nisur një eksperiencë të re jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!