Superiore U21: Kastrioti “shuplakë” Shënkollit, triumfojnë Tirana e Teuta

schedule15:13 - 24 Shkurt, 2021

schedule 15:13 - 24 Shkurt, 2021

Teuta, Tirana dhe Kastrioti kanë triumfuar sot në kampionatin e 21-vjeçarëve. Bardheblutë kishin një ndeshje të fortë me Kukësin, që e mposhtën me rezultatin 2-1. Një triumf me përmbysje, pasi Rasha shënoi i pari në portën e kryeqytetasve.

Gjithsesi, për pesë minuta Mario Beshiraj vendosi baraspeshën dhe kaloi në epërsi Tiranën, që në fund mori pikët e plota. Teuta ka bërë detyrën në transfertë me Football Republic. Dejvid Kapllani shënoi dy gol anë fillim, kurse për vendasit u përgjigj Skura.

Kastrioti ndërkohë nuk ka pasur mëshirë kundër Shënkollit, duke fituar me rezultatin 5-1. Basha, Xhapa dhe Daci realizuan tre gola për Kastriotin në pjesën e parë, ndërsa Idrizi ngushtoi shifrat në 3-1 me penallti.

Në fraksionin e dytë Zhivanaj realizoi edhe golin e katërt për krutanët, kurse Ndoi ngatërroi shënjestër dhe shënoi në portën e tij, duke i çuar shifrat në 5-1 për Kastriotin. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13

KASTRIOTI-SHËNKOLLI 5-1
Shënues:
Basha 21′, Xhepa 35′, Daci 47′, Zhivanaj 77′, Ndoi (aut.) 88′ / Idrizi (pen.) 43′

FOOTBALL REPUBLIC-TEUTA 1-2
Shënues:
Skura 80′ / Kapllani 2′, 20′

TIRANA-KUKËSI 2-1
Shënues:
Beshiraj 31′, 36′ / Rasha 15′

 

Klasifikimi