Super pagë dhe ofertë joshëse për Juventusin, CR7 në fokus

schedule23:14 - 22 Nëntor, 2019

schedule 23:14 - 22 Nëntor, 2019

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Portugezi kohët e fundit ka pasur pakënaqësi, ndërkohë që nga Spanja një ditë më parë raportohej se nëse bardhezinjtë nuk fitojnë Champions League, atëherë sulmuesi mund të shitet. Nisur zërat e ditëve të fundit, që flasin edhe për një raport jo të mirë me trajnerin Mauricio Sarri, së fundmi po qarkullojnë të tjera thashetheme.

“Don Balon” vijon me lajmet e bujshme, teksa raporton se për Cristiano Ronaldon interesohet PSG. Francezët po bëjnë gati një ofertë dhe thuhet se do të japin për kartonin 35-vjeçarit shumën e 100 milionë eurove. Kjo shifër normalisht që do ta kënaqte klubin italian.

Nga ana tjetër ata kanë menduar të bindin edhe sulmuesin portugez, teksa i ofrojnë shumë e 45 milionë eurove. Ronaldo do të ishte lojtari më i paguar në planet dhe normalisht kjo e stimulon atë. Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të konkretizohet, pasi në këtë periudhë zërat e merkatos janë të shpeshtë dhe përgjithësisht më së shumti bëhet zhurmë. /abcnews.al