Super League: Kërcënimi ndaj klubeve rebele, Zvicra “bllokon” UEFA-n dhe FIFA-n

schedule12:28 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:28 - 7 Qershor, 2021

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga projekti i European Super League.

UEFA i ka kërcënuar me përjashtim nga Champions League, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Cadena Ser shkruan qëllimi i qeverisë evropiane të futbollit është bllokuar nga Ministria e Drejtësisë së Zvicrës.

Një lajm që gëzon tre klubet rebele, që do të shmangin në këtë mënyrë skualifikimin nga kompeticionet evropiane.

Edhe FIFA bëri presion në fillim, duke theksuar se lojtarët e klubeve që krijuan Super League nuk do të lejohen të marrin pjesë në Botëror.

Më pas erdhi tërheqja dhe presidenti Infantino theksoi se do të bisedojë me klubet për të gjetur një akord. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!