Jurgen Klopp nuk ndalet dhe po tenton të përforcojë edhe më shumë Liverpoolin e tij të frikshëm. Trajneri gjerman ka një dëshirë të madhe për repartin e mbrojtjes. TMW raporton se 52-vjeçari nga Stuttgart nuk heq dorë nga Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi senegalez nuk ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Napolin.
Dëmtimet e kanë penalizuar, ashtu si edhe forma jo e mirë e nënkampionëve të Italisë. Gjithsesi, 28-vjeçari është një nga më të mirët në rolin e tij. Koulibaly do të formonte një mur ta pakalueshëm me Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes. Në krah luajnë dy “pistona” si Robertson dhe Alexander-Arnold, ndërsa mes shtyllave qëndron fantastiku Alisson.
Ardhja e qendërmbrojtësit afrikan do e “blindonte” këtë repart dhe për rivalët do të komplikohej shumë gjetja e golit përballë “The Reds”. Lojtari kushton shumë, por Liverpool nuk i ka problem paratë. Klopp po përgatit ofertën e duhur për drejtuesit e Napolit dhe shpreson të arrijë sa më shpejt akordin për të transferuar Koulibaly në “Anfield”. /abcnews.al


