“Super betejë nga ajri”, Braçe reagon për zjarret: Duhet ashpërsuar ligji kundër zjarrvënëseve

schedule17:12 - 7 Gusht, 2021

schedule 17:12 - 7 Gusht, 2021

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërnda disa foto gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve në jug të vendit.

Sipas Braçes në vendin tonë është bërë një super betejë nga ajri me helikopterë. Më tej zv.kryeministri shprehet se duhet të ashpërsohet ligji kundër zjarrvënësve, pa toleruar askënd.

Reagimi i Braçes:  

“SUPER BETEJE NGA AJRI
KUNDER ZJARREVE EDHE SOT!

POR,
NESE DUAM TI JAPIM FUND ZJARREVE,
DUHET BETEJE E ASHPER LIGJORE KUNDER ZJARREVENESVE NE TOKE!

PA TOLERUAR KERKEND,
NE KOHE REALE PA E LENE TE IKE SI
“I KERKUAR”!!” /abcnews.al/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!