Kryeministri britanik, Rishi Sunak zhvilloi një bisedë telefonike të martën me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sunak i shprehu Netanyahut se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt dhe se dhe vetëm do të thellonte pasigurinë në rajon.
Earlier today I spoke to Prime Minister @netanyahu and reiterated our support for Israel’s security following Iran’s reckless attack at the weekend.
Further significant escalation will only deepen instability in the region.
This is a moment for calm heads to prevail.
— Rishi Sunak (@RishiSunak) April 16, 2024
“Ai theksoi se përshkallëzimi i madh nuk është në interesin e askujt dhe vetëm se do të thellojë pasigurinë në Lindjen e Mesme. Është një moment për qetësi”, njoftoi zyra e Sunak.
Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Izraelit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme./abcnews.al