Sunak: Sulmet kundër Houthis ishin të suksesshme, de-përshkallëzimi është qëllimi ynë

schedule14:13 - 12 Janar, 2024

schedule 14:13 - 12 Janar, 2024

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha të premten se sulmet britanike dhe amerikane ndaj objektivave ushtarake Houthi në Jemen do të shkatërronin aftësitë e grupit të mbështetur nga Irani.

“Ne kemi kryer një sërë sulmesh së bashku me aleatët që vlerësojmë se do të shkatërrojnë aftësinë e Houthi”, tha Sunak.

Sunak u tha gazetarëve gjatë një vizite në Ukrainë, se Shtetet e Bashkuara dhe Britania shënjestruan “vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve”.

“Indikacionet e para janë se këto sulme ishin të suksesshme. Qëllimi ynë është shumë i qartë, është të de-përshkallëzojmë tensionet dhe të rivendosim stabilitetin në rajon”, theksoi kryeministri britanik.

Zyra e Kryeministrit britanik hodhi poshtë kritikat se sulmet britanike dhe amerikane kundër Houthis ishin të tepruara.

Kritikat erdhën nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një aleat i NATO-s,  i cili i quajti sulmet “disproporcionale” dhe akuzoi Britaninë dhe SHBA-në se po përpiqeshin ta kthenin Detin e Kuq në një “det të mbushur nga gjaku”.

Forcat amerikane dhe aleatët e tyre goditën më shumë se 60 objektiva në 16 lokacione të përdorura nga Houthi në Jemen, sipas Forcave Ajrore të SHBA-së.

Këto përfshijnë qendrat e komandës dhe kontrollit, depot e municioneve, sistemet e lëshimit, objektet e prodhimit dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!