“Mungon profesionalizmi, nuk jemi të pavarur, nuk bëhen dot të gjitha lajmet, se ka censurë, ka varësi nga qeveria, ose opozita në çdo kohë dhe kjo ka ardhur duke u thelluar”. Është ky qëndrimi i gazetarit Arion Sulo në Provokacija sa i takonfenomenit të fake neës dhe lirisë së medias. Sipas tij tani është lufta e klikimeve, është në gjithë botën se ka prapavijë ekonomike.
“Tani është lufta e klikimeve, është në gjithë botën se ka prapavijë ekonomike. Nëse nuk do kemi mekanizëm ekonomik, media nuk do e gjejë veten e vet. Të jetë media që të jetë më vete biznes. Media duhet të nxjerrë veten e vet. Ueb sitet lindën se qeveria kapi gjithë mediat, duke qenë propaganda, kapja mbyllja e hapësirave të pavarësisë. Liri ka po nuk kemi pavarësi. Mund të thuhet çdo gjë, por media të pavaruar nuk ka.
Ato sapo u futën në treg, u duk si çlirim dhe u gjet mekanizmi për të shpëtuar të tërë. Dhe politika u fut sërish dhe portalet u kapën më shpejt dhe më lirë nga partitë dhe qeveria. Gazetarët nuk bëjnë dot media, janë në përpjekje mbijetese. Bizneset shkojnë te financimi i medias”.
Ndërsa gazetarja Kazhani propozon një mekanizëm mbrojtës ndaj fake news, i cikli sipas saj duhet të mësohet si lëndë mësimore që në shkollë.
“Online nuk shihet me seriozitet, nuk është e lehtë të filtrohet. Është e gjithë bota viktimë e fake news. Ne duhet të bëhemi gati për fake news, duhet të edukohemi si shoqëri për fakë news. Kjo bëhet me një lëvizje kombëtare, sot është koha ta mësojmë që në shkollë fake news. Ti do kesh mekanizma për t’i mbrojtur dhe mos i bërë”. /abcnews.al