Sulmohet presidenti i klubit italian, tentojnë ta grabisin në mes të ditës

schedule14:18 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:18 - 13 Korrik, 2020

Fundjava që lamë pas nuk ka qenë aspak pozitive për Massimo Cellinon, presidentin e Brescias. “Dallëndyshet” u mposhtën 0-3 nga Roma të shtunën dhe shanset e qëndrimit në Serie A janë minimizuar shumë.

Kreu i klubit italian ka rënë pre e një grabitje pasditen e djeshme. 64-vjeçari ndodhej në jashtë një supermarketi në Padenghe sul Garda, komunë e Brescias, zonë ku Cellino sapo ka blerë shtëpinë e re.

Dy persona i janë afruar dhe kanë tentuar t’i vjedhin orën e shtrenjtë që mbante në dorë. Presidenti ka reaguar menjëherë dhe si pasojë ndodhi një përplasje fizike. Cellino mori një të goditur në hundë dhe u përplas me derën e automjetit, e cila mbeti hapur.

Presidenti karizmatik ka vendosur të mos bëjë denoncim në polici, teksa dy personat, të cilët nuk ia arritën qëllimit, u larguan me motoçikletat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!