Sulmohet një banesë në Delvinë, lidhin kambistin

schedule13:09 - 2 Mars, 2018

schedule 13:09 - 2 Mars, 2018

Një tjetër grabitje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kësaj radhe në shenjestër të grabitësve ka qenë familja e një kambisti në Delvinë.

Dy grabitës të maskuar dhe të armatosur sulmuan banesën e një kambisti në Delvinë.
Nën terror, ata hynë brenda dhe fillimisht lidhën 77-vjeçarin Muslim Osmani dhe vajzën e tij që kishte shkuar mysafire.
Më pas, grabitën një sasi parash që ndodheshin në shtëpi dhe sipas policisë, shuma është 2 milionë lekë të reja.

“E mbërthyen, e lidhën, i morën paratë edhe ikën. Siç thotë ai, rreth 25 milionë”.

Të dy, babë e bijë, u gjetën të lidhur dhe u dërguan në spital për të mjekuar plagët.
Kurse, autorët e grabitjes së dhunshme ende nuk janë kapur. Vetë i dhunuari ka treguar se autorët nuk flisnin fare dhe ai dyshon se ata nuk ishin vendalinj, por ose nga Saranda ose nga Vlora. Muslim Osmani tha se njëri e goditi me qyte të armës, por nuk mundi ta dallonte qartë fytyrat e tyre dhe pse njëri lëvizi kapuçin maskë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!