Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet adoleshenti shqiptar/ Gjermani, 17 me origjinë nga Kosova qëlloi mësuesen me thikë

schedule12:57 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:57 - 5 Shtator, 2025

Një 18 vjeçar me origjinë nga Kosova ka qenë autor i sulmit me thikë në një shkollë profesionale në Essen të Gjermanisë këtë të premte. 18 vjeçari ka hyrë në klasë dhe ka sulmuar një mësuese me thikë, duke e goditur në bark.

Gruaja u plagos rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin universitar, por sipas bluzave te bardha ajo është jashtë rrezikut për jetën. Autori sipas mediave gjermane, ka qenë nxënës në të njëjtën shkollë ku kreu sulmin, por janë ende të paqarta arsyet e krimit.

Pas aktit të rëndë, 18 vjecari është larguar, edhe pse arratisja e tij ka qenë e shkurtër. Rreth orës 11:00, policia mori një njoftim për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, që përputhej me përshkrimin e autorit.

Gjatë përballjes me forcat speciale të policisë, i riu dyshohet se ka vrapuar drejt tyre me thikë në dorë. Si pasojë, policia ka qëlluar mbi të dhe e ka neutralizuar duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Godina e shkollës është rrethuar nga forca të shumta të armatosura dhe me pajisje mbrojtëse. Një helikopter i policisë ka patrulluar mbi zonë për disa orë.

Përveç mësueses së plagosur rëndë, edhe persona të tjerë po marrin aktualisht trajtim mjekësor: mes te cileve te paktën dhjetë nxënës qe jane në gjendje shoku pasi ngjarja ka ndodhur në sytë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!