Një 38 vjeçar plagosi me thikë një efektivë të forcave shqiponja të enjten në Durrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1 të qytetit bregdetar rreth orës 11, kohë kur policia ka marrë njoftim nga qytetarët, se një person po lëvizte në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se Florjan Cufo, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor mbante një thikë në duar.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 38-vjeçarit, u plagos lehtë punonjësi i Policisë Edison Cani.
Efektivi mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e agresorit, 38 vjeçarit Florjan Cufo i cili u shoqërua në komisariat ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti prerës.
/abcnews.al