Sulmohet me armë zjarri, plagoset ish-futbollisti serb i Juventusit

schedule10:45 - 8 Janar, 2020

schedule 10:45 - 8 Janar, 2020

Është plagosur në gju, sipas mediave greke, ish-futbollisti serb Darko Kovacevic. Ai u qëllua menjëherë sapo doli nga banesa e tij në Glifadha. 46-vjecari aktualisht është në spital, ndërsa nuk dihet asgjë për arsyet e sulmit.

Ish-sulmuesi serb, Darko Kovacevic, u plagos mbrëmjen e së martës pasi u qëllua me armë zjarri, jashtë banesës së tij në periferi të Glifadhës, Greqi. Mediat greke raportojnë se ish futbollisti i kombëtares serbe, aktualisht 46 vjec, është plagosur në gju dhe aktualisht ndodhet në një spital të zonës.

Por plagosja e tij mund të ketë ndodhur dhe si pasojë e rrëzimit në tokë, pasi ka dëgjuar të shtënat. Duket se autorët e sulmit e kanë qëlluar nga një automjet, ndërsa Kovacevic dilte nga banesa e tij. Ai ka luajtur 59 ndeshje me kombëtaren serbe në periudhën 1994 – 2004.

Sulmuesi ëshët aktivizuar 9 sezone me Real Sosiedad, si dhe me Yllin e Kuq të Beogradit, Juventus e Lazio, para se të përfundonte karrierën e tij me ekipin grek të Olympiacos në periudhën 2007 – 2009. Aktualisht ai është një nga drejtuesit e klubit grek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!