Sulmin ndaj zyrtarëve të LDK, Haradinaj: Edhe mua më kanë kërcënuar me jetë, organet duhet ta trajtojnë me profesionalizëm

schedule18:32 - 19 Janar, 2023

schedule 18:32 - 19 Janar, 2023

Kreu i AAK-së ka reaguar Ramush Haradinaj pas rastit të fundit të kërcënimit me atentat ndaj krerëve të LDK-së dhe PDK-së dhe disa deputetëve të këtyre dy subjekteve politike, i cili ka thënë se edhe ai ka qenë i kërcënuar me jetë.

Haradinaj ka thënë se çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit.

Ramush Haradinaj postim: Çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit.

Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik!

Do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t’i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!