Sulmi vdekjeprurës në Kabul, ISIS merr përgjegjësinë

schedule22:56 - 7 Nëntor, 2023

schedule 22:56 - 7 Nëntor, 2023

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në një autobus në Kabul këtë mbrëmje, përmes një postimi në platformën Telegram.

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, sipas një zëdhënësi të policisë.

Më 28 tetor, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një bombë në një qendër tregtare në të njëjtën zonë, duke vrarë katër dhe duke plagosur shtatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!