Presidenti Bajram Begaj në dy vjetorin e agresionit rus në Ukrainë ka ndarë në rrjete sociale mesazhin në mbështetje të Ukrainës.
Presidenti Begaj shprehet se sulmi ushtarak i Rusisë është i pajustifikuar, ndër shprehet se gjithmonë Shqipëria do të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj.
“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale.”, shprehet më tej Presidenti.
/abcnews.al/