Udhëheqësi i opozitës izraelite ka ofruar të formojë një qeveri të përbashkët emergjente.
Yair Lapid thotë se ia ka bërë ofertën kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Më herët ai tha: “Populli ynë u zgjua nga tingujt e sirenave, të shtënat dhe shpërthimet. Sulmet me raketa kundër civilëve të pafajshëm janë të pamëshirshme.
“E gjithë bota duhet të qëndrojë me Izraelin ndërsa ne mbrohemi nga terrori”.
Netanyahu dhe zyrtarët e lartë të sigurisë u mblodhën për një takim urgjent më herët sot. /abcnews.al