Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka dhënë detaje në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se kanë gjetur harta dhe plane, të cilat tregojnë se sulmi ka qene një organizim terrorist dhe i mirëmenduar prej disa muajsh. Sakaq, Zveçla ka saktësuar se deri tani janë 3 agresorë të vrarë, 2 të plagosur dhe 6 të arrestuar.
“Këto harta tregojnë që kemi të bëjmë me një organizim terrorist të udhëhequr nga Beogradi. Nga ekspertë vendor dhe të huaj është konstatuar që për këtë organizim janë dashur së paku disa muaj. Pra, nuk të bëjë me një organizim të shpejtë as sot, as të ditëve të fundit. Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dhe dokumente të kriminelit, harta dhe plane, të cilat tregojnë për organizimin e mirëmenduar”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al