Sulmi në stacionin hekurudhor me 30 viktima, reagon Zelensky: E keqe që nuk njeh kufij

schedule12:36 - 8 Prill, 2022

schedule 12:36 - 8 Prill, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me sulmin rus në stacionin e trenit në Kramatorsk, ku mbetën të vrarë 30 persona, ndërkohë 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zelensky shkruan se Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullin ukrainas, pasi nuk ka guxim e as forcë të përballet me ushtrinë ukrainase në fushën e betejës, shkruan BBC.

Lexo edhe: BE sanksionon dy vajzat e Putinit

“Kjo është një e keqe që nuk njeh kufij. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë”, shkruan Zelensky në Instagram.

Rreth 4,000 njerëz ishin në stacionin hekurudhor kur u sulmua nga forcat ruse, shumica prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar, tha kryebashkiaku i Kramatorsk.

Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Eduard Aleksandrovich Basurin, zëdhënës i komandës pro-ruse të “milicisë popullore” të Republikës të Donetskut, tha se sulmet ishin një “provokim” i Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketa e  përdorur në sulm është e ushtrisë ukrainase.

/abcnews.al/