Përfshirja e SHBA-së në armiqësi, si rezultat i të cilave vdesin civilët rusë, nuk mund të mbetete pa pasoja dhe se çfarë do të jetë, koha do të tregojë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me sulmin ukrainas në Sevastopol.
Kështu i është përgjigjur Peskov pyetjes së gazetarit nëse Federata Ruse po planifikon masa hakmarrëse të natyrës diplomatike apo të tjera kundër SHBA-së, duke qenë se në këtë sulm janë përdorur raketa amerikane.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin Sevastopolin me pesë raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA.
/abcnews.al