Pak më parë është raportuar se një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit është goditur me raketë. Lvivi është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe kryesisht larg prej betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.
Në këtë zonë nuk është raportuar për bombardime deri pesë ditë më parë, kur një sulm ka goditur qendrën për stërvitje ushtarake në Javoriv, 30 kilometra larg Lvivit.
Ky qytet është konsideruar deri më tani “strehë e sigurt”, pasi shumë ukrainas nga qytetet e bombarduara janë nisur drejt tij.
Disa media kanë raportuar se ky mund të jetë tentim i forcave ruse “për të ndalur furnizimet me armë në këtë shtet”, pasi ato kryesisht hyjnë në Ukrainë përmes Polonisë. Kryetari i qytetit të Lvivit, Andriy Sadovyi, ka thënë se nuk ka raportime për viktima pasi një ndërtesë është goditur më herët nga disa raketa.
Ai ka thënë në Telegram se ndërtesa ka qenë një objekt për mirëmbajtje të aeroplanëve, dhe se puna në të është ndalur më herët.
Savovyi ka thënë se punëtorët e emergjencës janë aktualisht në atë zonë./abcnews.al/