Sulmi në Kentaki, momenti kur policia hyn në bankën ku u vranë 5 persona

schedule09:50 - 12 Prill, 2023

schedule 09:50 - 12 Prill, 2023

Një video e publikuar nga kamerat e policisë tregon momentin kur ata përballen me autorin e ngjarjes së përgjakshme në Old National Bank në Louisville, Kentucky, SHBA.

Shefi i Departamentit të Policisë së Louisville bëri të ditur se autori ishte 25-vjeçari Connor Sturgeon, i cili mbeti i vdekur nga një armë zjarri, pa specifikuar nëse ai u vetëvra apo u vra nga policia.

Sturgeon transmetoi të gjithë ngjarjen live ndërsa hapi zjarr brenda bankës ku punonte.

Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë pesë persona dhe nëntë të tjerë u plagosën. Motivi i sulmuesit mbetet i paqartë, por sipas CNN, Conor Sturgeon sapo i ishte thënë se do të pushohej nga puna dhe kishte lënë një letër në të cilën thoshte se kishte ndërmend të kryente një sulm të armatosur.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!