Sulmi në Kapitol, dokumentet e Trump do i dorëzohen komisionit hetimor të Kongresit Amerikan

schedule14:42 - 10 Nëntor, 2021

schedule 14:42 - 10 Nëntor, 2021

Gjykata federale amerikane ka vendosur se dokumentet e sekrete të Trump, regjistrimet e bisedave dhe takimeve të tij me bashkëpunëtorët, do i dorëzohen komisionit hetimor për sulmin ndaj kongresit amerikan në 6 janar të këtij viti, shkruan The Guardian

Gjykatësja Tanya Chutkan refuzoi kërkesën e avokatëve të Trump për të ndaluar që dokumentet në fjalë të binin në duart e komisionit të Dhomës së përfaqësuesve. Trump kishte bërë apel për të drejtën e një presidenti që të kishte të garantuar sekretin për një seri informacionesh.

Në 39 faqet e përshkrimit të vendimit të gjykatës, shkruhet ndër të tjera se presidentët nuk janë mbretër dhe Donald Trump aktualisht nuk është president.  Më tej thuhet se është në interesin e publikut që të hetohen ngjarjet e 6 janarit.

Presidenti Joe Biden kishte autorizuar më parë dorëzimin e dokumenteve në komisionin hetimor. Vendimi i gjykatëses nuk nënkupton se Arkivat Kombëtarë që ruajnë dokumentet, t’i dorëzojnë ato brenda një kohe të shkurtër. Dhe pse avokatët e Trump kanë deklaruar se do të apelojnë këtë vendim.

Ndërkohë 16 bashkëpunëtorë të ish presidentit kanë marrë një fletë thirrje për t’u paraqitur para komisionit hetimor.

/abcnews.al