Këto pamje janë të dy viteve të fundit dhe tregojnë stërvitjen e militantëve të Hamas për sulmin vdekjeprurës që do të ndërmerrnin ndaj Izraelit këtë tetor.
Trajnimet kanë ndodhur më pak se një kilometër e gjysme nga kufiri shumë i fortifikuar i Izraelit.
Në një video të dhjetorit 2022, luftëtarët e Hamasit shihen duke gjuajtur raketa, duke demonstruar kapjen e të burgosurve dhe rrethimin e ndërtesave.
Kampi, tregon analiza e CNN, sapo ishte ndërtuar dhe ishte shumë afër kalimit Erez, vendkalimi i këmbësorëve midis Gazës dhe Izraelit, të cilin luftëtarët e Hamasit e shkelën fundjavën e kaluar në një sulm të përgjakshëm që vrau mbi 1200 njerëz në Izrael .
Një video tjetër e marrë më shumë se një vit më parë, tregon luftëtarët e Hamasit duke praktikuar ngritje dhe ulje me parashuta e njëjta mënyrë sulmi e pazakontë që Hamasi përdori me efekt vdekjeprurës në të njëjtin sulm të 7 tetorit.
Jo vetëm që pati aktivitet në muajt e fundit në kampe, por disa kampe gjithashtu rrafshuan tokat bujqësore përreth, duke i kthyer ato nga toka bujqësore në zonë djerrë për stërvitje në dy vitet e fundit, sipas imazheve satelitore.
Fakti që Hamasi u stërvit për sulmin për të paktën dy vjet ngre pyetje të mëtejshme se pse Izraeli, shtëpia e operacionit më të sofistikuar ushtarak dhe spiunazh në Lindjen e Mesme, nuk ishte në gjendje të merrte dhe ndalonte sulmin e 7 tetorit?
Kur CNN iu drejtua Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për koment, zëdhënësi i saj ndërkombëtar, nënkoloneli Jonathan Conricus tha se gjetjet nuk ishin “asgjë e re”.
Ai shtoi se Hamasi “ka pasur shumë zona stërvitore” dhe ushtria izraelite kishte “goditur shumë zona stërvitore gjatë viteve në raunde të ndryshme të përshkallëzimit”.
Terroristët e Hamasit shihen gjithashtu në video propagandistike duke praktikuar me llojin e armatimit që do të përdornin për të sulmuar më 7 tetor.
Videoja tregon se ata madje praktikojnë marrjen e të burgosurve dhe lidhjen e duarve me zinxhir në kamp./abcnews.al