Sulmi në Izrael, Borell- ministrit të Jashtëm iranian: Mos provokoni përshkallëzim të situatës!

schedule16:47 - 14 Prill, 2024

schedule 16:47 - 14 Prill, 2024

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell, ka reaguar lidhur me sulmin iranian kundër Izraelit.

Ai ka bërë thirrje që të palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës së konfliktit.

“Në emër të shteteve  anëtare të BE-së unë dënoj sulmet iraniane kundër Izraelit dhe u bëj thirrje të gjithë palëve të tregojnë përmbajtje maksimale. Ka biseduar me ministrin e Jashtëm iranian Abdollahian për t’i përcjellë gjithashtu të njëjtat mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit të mos provokojë një përshkallëzim”, ka thënë më tej Borell.

Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!