Sulmi në Gjermani/ “S’ka shqiptarë të lënduar”, ministri Hasani: I tronditur, jemi pranë familjeve dhe popullit gjerman

schedule22:52 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 22:52 - 20 Dhjetor, 2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Magdeburg në Gjermani. Hasani është shprehur u tronditur nga sulmi ndërsa e cilëson atë një sulm mizor.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, thotë Hasani.

Sipas Ministrisë së Jashtme, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!