Tirana nuk hasi probleme për të fituar kundër Turbinës. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u mbyll me fitoren 3-1 të vendasve. Ismael Dunga dhe Michael Ngoo me anë të një dygolëshi, shënuan për ekipin e Memës.
Sulmuesi kenian zhbllokoi shifrat në pjesën e parë me anë të një penalltie, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Ngoo shënoi dy herë, përpara se Vathi të realizonte golin e nderit për ekipin cërrikas.
Bardheblutë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Kristi Vangjelit. Ndeshja e radhës në kampionat është përballë Laçit në kryeqytet, takim që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme. /abcnews.al
Tirana-Turbina 3-1
(Dunga (pen), Ngoo (x2) / Vathi)