Zëvendës komandanti i Regjimentit të Azov, kapiteni Svyatoslav Palamar, tha se forcat ruse kanë vazhduar bombardimet gjatë gjithë natës. Gjithashtu sipas ushtarëve, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ata humbën kontaktet me spitalin fushor në Mariupol, shkruan CNN.
“Ka të plagosur, shumë janë të plagosur rëndë,” tha ai, duke shtuar se ata kishin nevojë të evakuoheshin menjëherë.
Kateryna Polishchuk, një nga ushtarët e bllokuar në fabrikën e çelikut, ka lëshuar një mesazh përmes Facebook se ushtarët e bllokuar në fabrikë do të luftojnë deri në fund.
/abcnews.al