Sulmi ndaj Ukrainës, raportohen 7 viktima dhe 19 të zhdukur

schedule08:37 - 24 Shkurt, 2022

schedule 08:37 - 24 Shkurt, 2022

7 persona kanë humbur jetën pas bombardimeve ruse ndaj Ukrainës, sipas një njoftimi të policisë ukrainase, shkruan BBC

Sipas zyrtarëve, 6 persona kanë humbur jetën në një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa ndërsa 7 kanë mbetur të plagosur.

Nëntëmbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit.

/abcnews.al