Sulmi ndaj shtëpisë së kryebashkiakut francez/Gruaja theu këmbën pasi u qëllua nga protestuesit

schedule12:37 - 2 Korrik, 2023

schedule 12:37 - 2 Korrik, 2023

Gruaja e kryebashkiakut të Haÿ-les-Roses në periferi të Parisit ka thyer këmbën, pas sulmit të protestuesve ndaj shtëpisë së zyrtarit. Prokurori i Créteil nuk dha një informacion mbi gjendjen e dy fëmijëve të çiftit, pesë dhe shtatë vjeç.

Melanie Nowak u largua nga shtëpia me fëmijët pasi rebelët u përplasën përmes portës dhe i vunë flakën makinës në një sulm që kryebashkiaku Vincent Jeanbrun tha se kishte për qëllim t’i vinte zjarrin vetë shtëpinë.

Makina e përdorur në sulmin në shtëpinë e kryebashkiakut Hay-les-Roses kishte për qëllim të digjte shtëpinë, thanë prokurorët. Por automjeti u ndal nga një mur i ulët, tha prokurori Stéphane Hardouin. Është goditur vetëm porta e hyrjes si dhe vetura e familjes, shtoi ai.

Policia ka gjetur karburant në një shishe Coca-Cola, tha prokurori në një konferencë të shkurtër për shtyp.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!