Në një kohë kur retorika ndaj emigrantëve dhe romëve në Europë e jo vetëm ka arritur kulmin, një sulm me motive raciste në Ukrainë që ka lënë pas një të vdekur ka shkaktuar reagim ndërkombëtar.
Një grup personash, të armtosur me shkopinj bejsbolli dhe armë të ftohta sulmuan një kamp romësh në rrethinat e Kievit, në Ukrainë. Si pasojë e sulmit, një person mbeti i vrarë pasi u godit disa herë me thikë, ndërsa 4 të tjerë, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, mbetën të plagosur.
Sulmi ndodhi në qytezën Liviv dhe është më i fundit në një seri agresionesh ndaj komunitetit rom të Ukrainës. 7 të dyshuar, të moshave 16 dhe 17 vjeç, janë arrestuar, si dhe një 20-vjeçar që mendohet të jetë organizatori i sulmit.
Autoritetet policore ukrainase kanë nisur një hetim penal për akuzën e “vrasjes me paramendim”, që parashikon dënime deri në 15 vjet burg.
Komisionerja ukrainase për të drejtat e njeriut, Ludmilla Denisova i ka kërkuar ministrit të Brendshëm që të mbikëqyrë personalisht hetimin dhe që t’u sigurojë të lënduarve një akomodim të përkohshëm.
Në Prill, grupi i ekstremit të djathtë C14 i vuri flakën tendave të një kampi rom në kryeqytetin Kiev dhe dëboi prej andej gra e fëmijë. Më herët gjatë muajit, përmes një letre të përbashkët Amnesty International dhe Human Rights Ëatch paralajmëruan autoritetet në Ukrainë për rritjen e sulmeve raciste nga e grupet e së djathtës ekstreme ndaj minoriteteve./abcnews.al