Sulmi ndaj gazetares, Rama: E patolerueshme barbaria

schedule14:31 - 30 Gusht, 2018

schedule 14:31 - 30 Gusht, 2018

Për sulmin me breshëri automatiku në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala!”, shkruan shefi i qeverisë në Twitter.

Kryeministri kërkon zbardhjen e menjëhershme  të ngjarjes, ndërsa thotë se strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht.

“Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”, mbyll postimin e tij kryeministri Edi Rama.

Banesa e familjes së gazetares së njohur të kronikës së zezë Klodiana Lala u slumua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm në periferi të Tiranës, ndërsa brenda shtëpisë gjendeshin në gjumë, dy vajzat e mitura të Lalës, dy prindërit, vëllai dhe një i afërm.

Ajo ka pohuar për ABC News se asnjëri prej familjarëve të saj nuk ka asnjë konflikt me asnjë person, ndaj dhe për të dyshimi kryesor është vetëm ai i lidhur me punën e saj si gazetare

/abcnews.al