Sulmi ndaj flotës ruse në Detin e Zi, Moska akuzon SHBA-në dhe Britaninë se kanë ndihmuar Ukrainën

schedule14:57 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:57 - 27 Shtator, 2023

Rusia ka akuzuar aleatët perëndimorë të Ukrainës se kanë ndihmuar në planifikimin dhe kryerjen e sulmit me raketa të javës së kaluar në selinë e flotës së Detit të Zi në Krime, raporton Associated Press.

“Nuk ka dyshim se sulmi ishte planifikuar paraprakisht duke përdorur mjetet e inteligjencës perëndimore, mjetet satelitore të NATO-s dhe avionët dhe u zbatua me këshillën e agjencive të sigurisë amerikane dhe britanike dhe në koordinim të ngushtë me to”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria . Zakharova, në një konferencë të mërkurën.

Kievi tha si pasojë e sulmit janë plagosur 105 persona, ndërsa Rusia tha një ushtar është zhdukur.

Akuza vjen pasi gazeta e lajmeve ushtarake ruse, Zvezda, publikoi një intervistë me komandantin e flotës së Detit të Zi, Viktor Sokolov, pavarësisht pretendimeve të Kievit se e kishte vrarë atë në sulm.

Ditën e djeshme, ministria ruse e mbrojtjes publikoi pamjet që tregojnë Sokolov duke marrë pjesë në një takim të bordit të mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!