Sulmi ndaj eskortës së Azet në Vjenë, çfarë ndodhi pas koncertit të reperit shqiptar

schedule07:36 - 23 Maj, 2022

schedule 07:36 - 23 Maj, 2022

Reperi i njohur shqiptar, Azet u përshi në një situatë të pakëndshme pasi eskorta e tij u sulmua pas një koncerti në Vjenë. Sipas qytetarëve në vendngjarje, ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri. Megjithatë, u aludua se shkak i këtij incidenti ka qenë pagesa.

Por i kontaktuar nga mediat në Kosovë, pronari i klubit ku reperi ka mbajtur koncertin ka thënë se sherri nuk lidhej me pagesën apo me eskortën e tij por me një sherr në të cilin janë përfshirë disa shqiptarë jashtë ambienteve të klubit.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Azet në gjendje jo të mirë emocionale”, zbulohet ekskluzivisht si u sulmua eskorta e këngëtarit shqiptar në Vjenë

“Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kanë rrahur çeçen, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjuajtur me armë sigurimi,”, ka thënë ai. /abcnews.al