Sulmi ndaj djalit të prezantueses, tenton të arratiset shqiptari

schedule19:00 - 24 Janar, 2019

schedule 19:00 - 24 Janar, 2019

Ai ishte njëri prej 4 të pandehurve të akuzuar për plagosjen e Nicholas Bettarini. Bëhet fjalë për shqiptarin Andi Arapi 29-vjeç, i cili ishte lënë në “arres shtëpiak” nga autoritetet italiane. Por i riu shqiptar ka tentuar të ikë nga Italia për t’u kthyer në Shqipëri. Ai është ndalur nga policia në traget dhe është dërguar në burg.

Ai u arrestua nga policia kufitare e Barit me akuza për evazion. Më 18 Janar u komunikua nga drejtësia italiane se Arapi do dënohej me 5 vjet burg, për sulmin ndaj djalit të ish-lojtar Stefano Bettarini dhe prezantueses Simona Ventura. Ngjarja ka ndodhur më 1 Korrik jashtë ambienteve të një diskoje.

Ndërsa me 9 vjet në burg, u dënua, David Caddell, 29 vjeçari i cili akuzohet se kishte qëlluan 8 herë me thikë Nicholas Bettarini. Dy të pandehurit e tjerë, italiani Alessandro Ferzoco u dënua me 5 vjet e 6 muaj, ndërsa shqiptari Albano Jakej u dënua më 6 vjet e 6 muaj.

Për dy italianët dhe shqiptarin Albano Jakej autoritetet italiane kishin pas dhënë masën e sigurisë “arrest me burg’ ,dërsa për shqiptarin Arapi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të mungesës së provave. Por pas hetimeve rezultoi se edhe Arapi kishte qenë i përfshirë në ngjarje. Përpara gjykatës ata janë shprehur se nuk kishin pasur për qëllim t’a vrisnin Bettarini, ata thjesh kishin dashur t’a rrahin pas një momenti nervozizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!