Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi ndaj Berishës, Artan Hoxha tregon kush ishte personi që tentoi ta ndalonte Gert Shehun: I prishi planin

schedule13:26 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 13:26 - 7 Dhjetor, 2022

Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, foli për ngjarjen e djeshme në protestë, ku Sali Berisha u godit me grusht.

Ai tha se personi që shihet në video teksa tenton të ndalojë 31 vjeçarin Gert Shehu është punonjës i medias. Sipas tij, ai i prishi planin 31 vjeçarit pasi uli intensitetin e goditjes.



“Së pari, s’ka pasur informacion se do të bëjë goditjen as policia dhe struktura që mbron Berishën. Ai personi është një punonjës i medias. Ai ka tentuar ta ndalojë por 31 vjeçari ka qenë fizikisht i fortë dhe i ka ikur. Nëse nuk do ta kishte penguar ky punonjësi mund të jepte një goditje më të fortë.

Ky punonjës që e ka mbajtur, mesa duket ka nuhatur diçka, e ka njohur prandaj ka tentuar ta ndalojë. Minimalisht ka bërë një shërbim sepse ka ulur intensitetin e goditjes. Ai ia ka prishur planin në kokë agresorit, i cili hyn nga krahu i kameras dhe truprojat s’e dinin.”, tha Hoxha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!