Sulmi ndaj avokatit në Kosovë, Ajvazi: Prokuroria dyshon për një grup që planifikon sulme terroriste

schedule08:13 - 23 Janar, 2020

schedule 08:13 - 23 Janar, 2020

Në një lidhje më “Abc e mëngjesit” Kaltrina Ajvazi nga Betimi për Drejtësi, ka folur për një organizatë për të cilën dyshohet se planifikojne sulme. Ajvazi shprehet se kjo ka nisur me sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi në Kosovë. Prokuroria pas hetimeve dhe informacioneve të mbledhura ka arritur në përfundimin se një grup prej 10 personash po planifikojnë sulme terroriste.

Më tej sqaron se sipas të dhënave mësohet se organizata kishte pasur një skemë me anë të së cilës kishin si qëllim të kryenin vrasje ndaj aktorëve shtetërorë të cilët i konsideronin tradhëtarë të kombit. Mësohet në drejtim të kësaj vepre penale, është Murat Jashari.

“Dyshohej për një grup prej 10 veta personash që planifikojnë sulme terroriste sidomos ndaj aktorëve shtetërorë. Me atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi janë bërë hetime më të hollësishme. Të akuzuarit duke mos e përfshirë Murat Jasharin kanë deklaruar se kjo organizatë terroriste nuk egziston. Sipas Prokurosisë nuk ka pasur një strukturë të mirëfilltë. Ndërkohë 9 të akuzuarit e tjerë thonë se qëllimi i vetëm ishte të krijonin një lëvizje për bashkim kombëtar, duke u shprehur se mund të jetë një shpifje nga ana e Murat Jasharit. Ata kanë lënë përshtypjen se nuk kanë dijeni se si krijohet një organizatë kriminale, por Prokuroria i ka shpallur fajtor”, deklaroi Ajvazi.

Më tej ajo u shpreh se gjatë monitorimit në sistemin e drejtësisë, ky rast ka pasur shumë tensione ndoshta për shkak se janë përfshirë edhe aktorë të lartë shtetërorë, të akuzuarit kanë pretenduar se e gjithë kjo është për motive politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!