Sulmi ndaj avokatit, dëshmia e Jamakut: Me armë e heroinë, si e futa në kurth dhe njoftova policinë

schedule16:00 - 4 Prill, 2021

schedule 16:00 - 4 Prill, 2021

Mësohen detaje të reja nga sulmi me armë që iu bë avokatit Paulin Papleka më 10 shtator të vitit 2017, në rrugën “Muhamet Deliu”, në Tiranë.

Nga dëshmia e Enver Jamakut, i cili është arrestuar disa ditë më parë si personi që u pagua për të vendosur tritolin në makinën e Gjon Menës, në Kamëz, rezulton se ai dhe kushëriri i tij janë autorë të kësaj ngjarjeje si dhe të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës, armës së zjarrit e heroinës në banesën e Edmond Saraçit, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017, në Tiranë.

Lexo edhe: Atentatorët ngatërruan shënjestrën, si i shpëtoi Domart Konjari sulmit me tritol në vitin 2019

Enveri tregon se në vitin 2017, Sokol Xhura ka pasur një konflikt për pronat me Edmond Saraçin,  i cili kishte si avokat Paulin Paplekën. Referuar thënieve të Jamakut, ka dyshime se Xhura ka porositur sulmin me armë ndaj avokatit Papleka.

“Referuar shpjegimeve të tij, kjo ngjarje është kryer nga Enver Jamaku,” thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga Abcnews.al

Më pas, arma e zjarrit, bashkë me sendet e tjera, me porosi të Sokol Xhurës, është vendosur nga kushërinjtë Jamaku në banesën e Edmond Saraçit. Lidhur me ngjarjen në fjalë, Saraçi është arrestuar nga policia gjyqësore, pasi Enver dhe Edmond Jamaku njoftuan policinë.

Kujtojmë se gjatë operacionit të koduar “Kompleks”, RENEA sekuestroi më 1 prill një numër të madh armësh që përdoreshin nga një grup kriminal, ku ishin përfshirë  Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, të tre të arrestuar si edhe Sokol Xhura, i shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë përfunduan Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa. Ndërsa u shpallen në kërkim Akil Kulla dhe Sokol Xhura, ky i fundit aksioner në kompleksin “Xhura”. Sipas policisë, ata, në bashkëpunim edhe dy kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, të arrestuar më herët, janë autorë të tre ngjarjeve të ndodhura disa vite më parë.

Gjithçka u zbulua nga dëshmia e Enver Jamakut, i arrestuar si personi që u pagua për të vendosur tritolin në makinën e Gjon Menës, në Kamzë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!