Shpërthimi me granatë dore mbrëmjen e së hënës në Mitrovicën e Veriut, ku mbetën të plagosur dy persona, nuk ka të bëjë me arsye etnike.
Klan Kosova raporton, duke cituar një burim, se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti personal mes personave të lënduar dhe një tjetri.
Personat e përfshirë në këtë rast janë të nacionalitetit serb dhe rasti mbetet duke u hetuar.
“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha më herët zyrtari i policisë, Veton Elshani./abcnews.al