Sulmi me armë në SHBA, i riu shqiptar tregon tmerrin që përjetoi

schedule21:40 - 26 Gusht, 2018

schedule 21:40 - 26 Gusht, 2018

Mbi katër persona dyshohet se mbetën të vdekur nga një sulm me armë zjarri që ndodhi në Florida të SHBA-ve megjithatë numri i viktimave nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Zyra e sherifit në Jacksonville tha se një person i armatosur hyri në një qendër lojërash dhe hapi zjarr duke lënë gjithashtu edhe disa persona të plagosur.

Fatmirësisht një i ri shqiptar ka arritur t’i shpëtojë të gjithë ngjarjes. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Drini gjoka. Ai ka rrëfyer në Twitter tmerrin që përjetoi.

Dita më e keqe në jetë. Jam kaq me fat. Plumbi kapi vetëm gishtin e madh të dorës. Nuk do t’i marr më gjërat kaq lehtë. Jeta mund të të ndërpritet në sekonda. Nëse nuk e kam thënë më parë, po ua them tani. Ju dua të gjithëve”, shkruan Drini.

Ndërkohë autoritetet kanë konfirmuar se autori i sulmit është qëlluar dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

/abcnews.al