Detaje të reja kanë ndalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku ndaj një autobusi që transportonte nxënës shkolle është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat, GazetaExpress, raporton se dyshohet që viktimë të kenë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënëse shkolle.
Po ashtu nga ky atentat kanë mbetur të plagosur dy nxënës të tjerë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar lajmin për të shtënat, megjithatë nuk bëhen të ditura detaje të tjera. /abcnews.al/