Sulmi me armë në Fier/ Nipi shpëtoi dajat e tij në lokal

schedule13:21 - 13 Prill, 2018

schedule 13:21 - 13 Prill, 2018

Autorët e sulmit të para tre ditëve në Fier ende nuk janë kapur por ABC News mësoi se si shpëtuan Boriçajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, nipi pronarëve të lokalit, i cili është kamariar, tregoi se para se të qëllohej, ai vërejti lëvizje të dyshimta.

Sulmi ndaj Boriçëve në Fier, dështoi për shkak se nipi pronarëve pa atentatorët. Kamarier të dajat, ai bërtiti “largohuni se do na qëllojnë”, “do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti, kur dy vëllezërit Boriçi dhe klientët u fshehën në ambientet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave.
20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriçët u morën në pyetje. Jashtë kameras, pronari i lokalit, Agim Boriçi, ka thënë se nuk është person në kërkim dhe nuk ka problem me drejtësinë.

Mësohet se Boriçi ka mohuar që të ketë konflikte me dikë dhe se po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes. Një burim i policisë i tha ABC News se dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës.

Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes. Makina, e cila u la afër stacionit të trenit, u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!